LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja Gordana Jankulloska del nga burgu

Ish-ministrja Gordana Jankulloska del nga burgu

Pas tre viteve e një muaj burg, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dalë nga burgu “Idrizovë”.

Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë marrjes së një vendimi të tillë janë marrë parasysh disa faktorë: Jankulloska është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, ajo ka respektuar të drejtat dhe detyrimet që dalin nga rregullorja e shtëpisë së burgut, ajo përshtatej në mjedisin e shtëpisë në të cilin kishte marrëdhënie sa më miqësore me personat e tjerë të dënuar dhe nuk shfaqte sjellje të dhunshme dhe konfliktuale.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në shtator të vitit 2020, pasi kishte shteruar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, është dërguar në “Idrizovë”, për të vuajtur dënimin prej katër vitesh si e dënuar në rastin “Tanku”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori