LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Vuk Drashkoviq: Rusia po i bën Serbisë mashtrim të madh për Kosovën

Ish-ministri Vuk Drashkoviq: Rusia po i bën Serbisë mashtrim të madh për Kosovën

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviq ka thënë se Rusia po i bën “mashtrim të madh” Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën.

Drashkoviq duke folur në “VIRUSSIA”, shprehet se humbja e Kosovës nga Serbia ka ndodhur me kapitullim pas Marrëveshjes së Kumanovës.


“Sikur Rusia, po e mbrojka, e ruajka sovranitetin mbi Kosovën? Do të thotë, Rusia po na e mbron atë që nuk e kemi. Që është e humbur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sepse me këtë Rezolutë shteti i Serbisë, me të gjitha institucionet e veta, pas kapitullimit me Marrëveshjen e Kumanovës dhe luftën me Aleancën e NATO-s, është dëbuar nga Kosova. Dhe për këtë Rezolutë ka votuar edhe Rusia”, shprehet Drashkoviq.

Ai në dokumentarin që flet për ndikimin e diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, tregon se për interes të Rusisë prodhohet urrejtje në mes të serbëve.

“Për interes të Rusisë, me një buton të prodhohet prapë urrejtje në mes të serbëve. Gënjeshtra gjithmonë është në përparësi të madhe ndaj së vërtetës”, përfundon ai.

Edhe për Branko Çeçen nga Qendra për Hulumtime të Gazetarisë në Serbi, Rusia i shikon interesat e saj dhe se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet vëllazërore.

“Para së gjithash, Rusia i shikon interesat e saj, dhe se  kjo me marrëdhëniet vëllazërore nuk ka absolutisht asnjë lidhje”, thotë Çeçen.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës për Studimeve Euro-Atlantike me qendër në Beograd, Jelena Miliq shpjegon se Rusia është destabilizuese me veprimet e saja të rrezikshme.

“Rusia krijon politikë destabilizuese, politikë e cila për nevojat e saj bënë veprime shumë të rrezikshme”, shpjegon Miliq.

Për ta kthyer lavdinë e Bashkimit Sovjetik, diplomacia e Kremlinit, përpiqet që të zbatojë në terren politikë agresive me ndërhyrje të pashembullta.

Pjesa e tretë e dokumentarit “VIRUSSIA” flet për atë se si është kushtëzuar Serbia nga Rusia për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, skandalet e ambasadorëve të Vladimir Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe kush është filozofi i presidentit rus që përdor ekstremistët nëpër botë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori