Nënkryetari i LDK-së, njëherit ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur për pushtimin rus në Ukrainë. Quni ka thënë se Rusia tashmë po shihet si humbëse në këtë të betejë.
Këto komente ish-ministri i Mbrojtjes i bëri gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajruallhu.
“Rusia përfundimisht po shihet si humbëse dhe me pasoja të mëdha në lidershipin rus”, tha Quni. Ai shtoi se Rusia ka problem me motivimin e ushtarëve.
“Po rezulton se së pari kanë probleme me motivimin e ushtarëve. Gjeneratat e reja nuk janë aq të motivuar dhe si duket e kuptojnë që po bëjnë një agresion klasik dhe një terror ndaj civilëve. Kanë probleme me koordinimin e njësive dhe mbështetjen e këtyre njësive me logjistik”, u shpreh Quni.
Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, më tej theksoi se kur një shtet bënë agresion ndaj një shteti sovran, kur është në territorin e huaj gjithnjë e drejta e luftës është në anën e atij që mbron shtetin, kombin.
“Autoritet e Rusisë kur e kanë filluar këtë operacion e kanë filluar me idenë dhe kalkulimin që paralel me ndërhyrjen në Ukrainë do të krijohen edhe vatra të reja krize të cilat do e shpërqendrojnë vëmendjen e qendrave të vendimmarrjes. Tani edhe këto që njihen si aleat po ashtu kalkulojnë. Po të kishte arritur Rusia brenda disa ditëve që të vejë në kontroll qendrën e Kiev, me siguri që edhe këto do të tregonin agresivitet në këtë rast Serbia ndaj Kosovës, komuniteti serb brenda Bosnjës e Hercegovinës”, tha Quni.
Ish-ministri i Mbrojtjes më tej foli edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tha se periudha e tranzicionit të kalimit të plotë të FSK-së në ushtri është paraparë të përfundoj më 2028.
“Ne për momentin ende jemi duke iu përmbajtur një zotimi që kemi marrë para NATO-s dhe partnerëve që çdo zhvillim brenda FSK-së do të jetë transparent, i bashkë koordinuar dhe llogaridhënës. Në bazë të këtij besimi edhe në momentin kur janë miratuar tri ligjet për FSK-në është ndërtuar edhe plani i trazicionit. Është një plan 10 vjeçar i ndarë në faza të ndryshme”, u shpreh Quni.
Quni theksoi se kur është hartuar ky plan është hartuar në një kohë kur ambienti ka qenë më i qetë, koeficienti i rrezikut më i ultë dhe përderisa krijohen situata të reja që munden me ngrit rrezikun, me ngrit tensione ndërshtetërore, mundësi për ndërhyrje hibride, FSK duhet të ketë kapacitet që me ju përgjigj.
“Tani flasim për mundësinë e përshpejtimit të këtij plani të tranzicionit. Është paraparë me përfundu në vitin 2028, por duhet të shohim sesi mundet me përfundu në vitin 2025 apo 2026, por gjithnjë duke qenë të vëmendshëm që mos me dëmtu cilësinë. Është një fushë shumë sensitive ku duhet të kemi kujdes maksimal”, u shpreh ai.
Nënkryetari i LDK-së shtoi se nuk duhet harruar prezencën e KFOR-it si dhe duhet me pas konsideratë raportet dhe partneritetin e veçantë që kemi me SHBA, Gjermaninë, Turqinë, Kroacinë dhe vendet tjera mike.
“Nuk dëshirojmë askënd ta frikësojmë, por nuk dëshirojmë që të jemi aq naiv që nëse ekziston një rrezik potencial ne të rrimë duarkryq”, u shpreh Quni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje