Miro Kovaç, ish ministër i Jashtëm i Kroacisë ka komentuar shënimin e 75-vjetorit të NATO-s dhe 15- vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike.
Ai për RTK-në tha se presin që shumë shpejtë edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance.
“Kur bëhet fjalë për gjithë komunitetin shqiptar Kroacia është përkrahëse tejet e fuqishme e NATO-s dhe gjithsesi e gjithë aleancës transatlantike. Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, ka thonë Kovaç.
Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.
“E para, Ballkani Perëndimor është oborri i Bashkimit Evropian, prandaj BE gjithsesi duhet të merret me këtë punë. Dhe së dyti, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe nuk kanë asnjë brengë sa i përket sigurisë në Ballkan”, tha Kovaç.
Ai tha se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit shtetet anëtare brenda NATO-s, do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.
“Mund të ketë telashe të vogla, por nuk besoj që dikush guxon ta sfidojë këtë rend në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Kovaç ka komentuar edhe rastin e Bansjkës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira.
“Mund të ketë përpjekje për trazira në Kosovë, porse po pati diçka të ngjashme më Banjskën gjithsesi do të ketë intervenim brenda Kosovës dhe se këto janë vetëm ide dhe nuk besoj që do të konkretizohen”, tha Kovaç.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit