Ish-menaxheri i Trepçës nuk tregon sa xehe nxirren në jug dhe në veri të minierës
Gjendje relativisht e mirë paraqitet nga ana e ekspertëve në lidhje me kryerjen e obligimeve financiare ndaj institucioneve të Kosovës kur bëhet fjalë për Kombinatin Trepça në veri, derisa analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dyshojnë në vlerësimet e ekspertëve.
Ata thonë se përfaqësuesit institucionalë nuk e tregojnë të vërtetën për shkak të ruajtjes së raporteve dhe mos ngritjes së tensioneve mes jugut dhe veriut.
Profesori universitar dhe ish-menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, gjatë një prononcimi për KosovaPress, ka bërë të ditur se sasia e nxjerrjes së xeheve, kryesisht koncentratit të plumbit dhe zingut nga xeheroret e veriut është e përafërt me atë të jugut.
Ai nuk ka përmendur shifra, por tha se asnjë aktivitet minerar dhe as shitje, nuk ka mundur të bëhet pa kontrollin e institucioneve të Kosovës.
Tmava potencoi se Kosova nuk ka humbur, përkundrazi ka fituar nga shitja e xehes në veri, përveç në periudhën 1990-99, kur Trepça u eksploatua në mënyrën më të egër të mundshme nga sistemi i Millosheviqit.
Sipas tij, pasuritë edhe pse ndodhen në pjesën veriore, për t’u shitur duhet të kalojnë nëpër dogana, të dëshmohen kontratat sipas zyrave të prokurimit, pastaj sipas lejes së Ministrisë së Zhvillimit, me një fjalë siç u shpreh ai, gjithçka ka qenë dhe është në funksion të harmonizimit të procedurave ligjore të Kosovës.
“Të hyrat në bazë të prodhimit kanë qenë në funksion të pagës, mëditjeve dhe ndonjë investimi kapital të cilat kanë osciluar prej muajit në muaj, viti në vit, varësisht nga çmimet dhe sasia prodhuese. Mirëpo, përafërsisht ka qenë një prodhim i afërt si në pjesën veriore ashtu edhe në atë jugore… As nuk ka mundur të bëhet aktivitet minerar as nuk mund të shitet pa leje sepse gjithçka kalon nëpër dogana, ato i kërkojnë kontratat sipas zyrave të prokurimit, pastaj sipas lejes së Ministrisë së Zhvillimit, ose më herët janë mbikëqyrur drejtpërdrejt nga Bordi i AKP-së, dhe gjithçka ka qenë në funksion të harmonizimit të procedurave ligjore”, thotë Tmava.
Analisti Nexhmedin Spahiu, deklaron se nuk iu beson përgjegjësve të institucioneve, sepse ata paraqesin situatën jo reale për t’ju shmangur përgjegjësive që kanë.
“Ndoshta, por unë nuk jam i prirur t’iu besoj njerëzve relevantë përgjegjës të institucioneve, për shkakun se ata shpeshherë paraqesin situatën në gënjeshtër, vetëm për t’iu shmangur përgjegjësive që kanë”, thekson Spahiu.
Edhe Nerimane Ferizi, aktiviste nga shoqëria civile, shprehet se përfaqësuesit institucionalë nuk e tregojnë të vërtetën për shkak të ruajtjes së raporteve dhe mos ngritjes së tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sipas saj, Kosova humb nga shitja e xeheve që janë në veri, kur dihet se ajo pjesë nuk kontrollohet sa duhet nga institucionet e vendit.
“Marrë parasysh se veriu nuk është shumë nën kontroll të institucioneve tona, mendoj që Kosova humb shumë. Marr parasysh edhe ngjarjet e fundit të cilat flasin për një ndarje potenciale, mendoj se edhe më shumë bëhen këto mashtrime, qoftë duke mos paguar tatim shtetit të Kosovës, meqë Mitrovica është në një gjendje të tillë ku nuk dihet ende statusi. Mendoj se i bën shumë dëm shtetit të Kosovës mos pagesa e tatimeve qoftë kontrabanda dhe gjërat tjera në veri… Përfaqësuesit institucionalë mendoj se nuk e tregojnë të vërtetën për shkak të mos ngritjes së tensioneve mes jugut dhe veriut, ose mes serbëve dhe shqiptarëve ose qoftë edhe ndonjë reagimi tjetër që mundet me ardhur nga shoqëria ose institucionet tjera”, sqaroi Ferizi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi