LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryespiuni i Aleksandar Vuçiqit bëhet ministër i Punëve të Brendshme

Ish-kryespiuni i Aleksandar Vuçiqit bëhet ministër i Punëve të Brendshme

Lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq ka prezantuar përbërjen e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga mandatarja Ana Brnabiq.

Sipas medieve serbe, si zëvendës i Brnabiq dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë kryetari i Partisë Socialiste (SPS), Ivica Daçiq.

Ajo se çfarë bie në sy është kthimi i ish-kryespiunit të Vuçiqit, Bratisllav Gashiq në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme, që është drejtuar nga kontroversi Aleksandar Vulin.


Gashiq që nga viti 2017 ka drejtuar Agjencinë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), pasi kishte qenë ministër i Mbrojtjes për dy vite, përkatësisht 2014-2016.

Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i tij ministror pas një komenti seksist drejtuar një gazetari të televizionit B92.

Kujtojmë se Vulin personalisht pati organizuar përgjimin e opozitarëve rusë, duke konfirmuar se Qeveria e Serbisë është e gatshme t’i nënshtrojë shërbimet e saj të sigurisë ndaj Vladimir Putinit.

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori