LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës demanton Simmonsin: EULEX nuk ka dorëzuar lëndë të krimeve të luftës në Beograd

Ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës demanton Simmonsin: EULEX nuk ka dorëzuar lëndë të krimeve të  luftës në Beograd

Lidhur me pretendimin e ish-gjykatësit të Misionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) se një numër i madh i rasteve të krimeve të luftës, në të cilat të dyshuarit janë serbë, u dërguan në Prokurorinë Serbe të Krimeve të Luftës, ka reaguar ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq.

Ai thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe shton se nuk e di as kush është Malcolm Simmons.

“EULEX nuk na ka dorëzuar kurrfarë lëndësh për krimet e luftës, sepse po ta bënte këtë ne sigurisht do të vepronim”, tha për gazetën “Danas”, ish-kryeprokurori serb, përcjell Telegrafi.

Të hënën Simmons u tha deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes video konferencës se autoritetet serbe kishin dënuar vetëm një person gjatë dhjetë viteve, dhe theksoi se Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës është një mekanizëm, të cilin Bashkimi Evropian e shfrytëzoi si një zgjidhje në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Simmons: EULEX-i ka dorëzuar Serbisë dosje të luftës, institucionet kosovare nuk janë në dijeni për këtë
Lexo po ashtu Simmons: EULEX-i ka dorëzuar Serbisë dosje të luftës, institucionet kosovare nuk janë në dijeni për këtë

Se pretendimet e Simmons nuk janë të vërteta, e thonë edhe në EULEX.

Sipas Misionit të BE-së, fjalimi i Simmons para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës, është ndër të tjera, një reflektim i pakënaqësisë së tij me rezultatin e tri hetimeve kundër tij të kryera nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe të dorëzuara autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
“EULEX kurrë nuk ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës prokurorëve serbë, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet hetimore dhe shkresat”, kanë thënë në EULEX, duke kërkuar që Simmons të tregojë saktësisht se cilat raste pretendon se Misioni i BE u ka dorëzuar autoriteteve Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori