LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryepolici i Vlorës u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

Ish-kryepolici i Vlorës u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

Dy persona dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Tv Klan bën me dije se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë.

Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.


Raportohet gjithashtu se Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.

Cuku është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët të cilët ishin ngjitur për në banesë dhe ai i ishte drejtuar një marketi për të blerë.

Pas lirimit nga Policia, Cuku rezulton të ishte ortak i një policie private quajtur “Internacional Security Albania” e cila është themeluar në vitin 2010, shkruan “Panorama”.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron dhe po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.