Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, arrestohet jashtë një gjykate në Islamabad

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është arrestuar gjatë një paraqitjeje në gjykatë në kryeqytetin Islamabad.
Fawad Chaudhry i partisë Tehreek-e-Insaf (PTI) të Khanit konfirmoi arrestimin në një postim në Twitter të marten, përcjell Telegrafi.
Chaudhry shkroi në Twitter se kompleksi i Gjykatës së Lartë të Islamabadit është "pushtuar" nga paraushtarakët e Pakistanit Rangers dhe se avokatët "po i nënshtroheshin torturës".
Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë Khan duke u shoqëruar në një automjet të Rangers.
Në një postim në Twitter, PTI tha se Rangers kanë "rrëmbyer" Khan.
"Populli i guximshëm i Pakistanit duhet të dalë dhe të mbrojë vendin e tyre".
Khan u arrestua nga një gjykatë në Islamabad në një rast korrupsioni. /Telegrafi/


















































