LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri kroat, Sanader dënohet me 18 vjet e tetë muaj burg

Ish-kryeministri kroat, Sanader dënohet me 18 vjet e tetë muaj burg

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader mund të qëndrojë pas hekurave deri në moshën 80 vjeçare në bazë të tre aktgjykimeve përfundimtare me të cilat është dënuar në tre raste të ndryshme deri më tani, nëse gjykata nuk i jep lirimin e parakohshëm.

Megjithëse u spekulua se 69-vjeçari, pavarësisht nga numri i vendimeve të dhëna kundër tij për krimet e kryera gjatë mandatit si kryeministër, nuk mund të merrte përfundimisht një dënim të kombinuar prej më shumë se 15 vjet burg, vlerësime të tilla, të paktën tani për tani, duket të jenë të gabuara, raporton jutarnjilist.

Përkatësisht, Sanader kërkoi nga trupi jogjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Zagrebit që të bashkojë të gjitha akuzat kundër tij, në mënyrë që në fund, sipas dispozitave ligjore, të marrë një dënim më ulët.


Deri më tani, ai ka kaluar rreth shtatë vjet e gjysmë prapa grilave, ku sipas legjislacionit kroat, lirimi i parakohshëm mund të kërkohet pas kryerjes së gjysmës së dënimit.

Skandalet e korrupsionit të Sanaderit kanë qenë në fokus për më shumë se 12 vjet, dhe në mesin e tetorit 2021, gjykata më e lartë konfirmoi pjesërisht vendimin në rastin e medias “Fimi”.

Në fund të tetorit 2021, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë me të cilin Sanader u dënua me gjashtë vjet burg për marrje ryshfeti nga kreu i MOL hungarez, Zolt Hernadi.

Në një seri procedimesh afatgjata, Sanader u shpall i pafajshëm në një rigjykim në tetor të vitit të kaluar nga akuzat e përfitimit të luftës në aferën Hypo, për të cilën u dënua dy herë gjatë gjykimeve të mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori