Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ka njoftuar se ka marr një ftesë nga Gjykata Speciale.
Lidhur me këtë, ai ka lëshuar një deklaratë me shkrim, të cilën e ka ndarë me radion Kosova e Lirë, si vijon:
Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës, komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e tillë ma e madhja në Evropë, me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.
Me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-s! Ju ka mjaftuar një shpikës i mashtrimit të madh, nga Dick Marty për të themeluar këtë gjykatë të kërkuar nga Serbia e Rusia duke qenë të dominuar në Këshillin e Evropës nga sllavët.
Që tani doli sheshit ky mashtrues!
Tani Prokuroria e Gjykatës Speciale shpiku pseudo-etiketimin si Ndërmarrje e përbashkët Kriminale-!!! Gjithë njerëzimi e di se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to si domosdoshmëri që i parashohin Konventat ndërkombëtare, si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!
Mjafton vetëm ta sillni ndër mend se çka ka bërë Shteti serb, me ushtri polici e paramilitarët! Duke mos respektuar as një normë ndërkombëtare as një ligj e traditë lufte, as një konventë të paraparë për të drejtat në luftë! Serbia dogji e shkrumboi çdo gjë mbi tokën tonë. Vrau 1384 fëmijë nga ata me biberon në dorë deri në 13 vjeç! Vrau gra shtatzëna dhunoi me mijëra!
Serbia vrau shqiptarë pa dallim moshe mbi 13 mijë e 500 civilë pleq e gra, të pa armatosur, njerëz të pa fuqishëm, madje edhe me paralizë dhe në shtrat!
Serbia bëri gjenocid, etnocid, bëri krime kundër njerëzimit, krime ekonomike. grupore e kolektive bëri mbi 300 masakra vetëm në Kosovë e sa qindra të tjera në Bosnje-Hercegovinë e në Kroaci. Krejt kjo me katër luftërat që beri Serbia, sikur po shpërblehet nga Evropa me investime, nga Rusia e Kina me armatime!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka luftuar tinës, nuk ka marrë veprime vrastare kundër popullatës serbe. Ne në UÇK nuk dogjëm shtëpi serbësh nuk vramë asnjë fëmijë serb, nuk dhunuam asnjë femër serbe, Luftuam në Kosovë, në vendin tonë, jo ne Serbi!
Pse pra u dashka të na ndjekin, të na burgosin, të na arrestojnë, a vetëm pse këtë e kërkon dhe e dëshiron Serbia? thuhet në fund të deklaratës së Sadik Halitjahës, i ftuar sot nga Gjykata Speciale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë