LAJMI I FUNDIT:

Ish-këshilltari i Trumpit pranon se është takuar me zyrtarë rusë

Ish-këshilltari i Trumpit pranon se është takuar me zyrtarë rusë

Ish-këshilltari i Donald Trumpit gjatë fushatës elektorale, Carter Page, pranoi se është takuar me zyrtarë të qeverisë ruse në Moskë në korrik të vitit 2016.

Page mbante postin e këshilltarit për politikën e jashtme pranë kandidatit republikan, i cili u mor në pyetje me dyer të mbyllura të enjten nga Komisionin i shërbimeve sekrete i Dhomës së Përfaqësuesve, pas një avancimi të hetimit për një ndërhyrje të mundshme ruse në presidencialet në SHBA.


Prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar në këtë hetim federal, akuzoi të hënën tre anëtarë të stafit të fushatës së Donald Trumpit.

I pyetur nga deputetët amerikanë, Page pranoi ekzistencën e takimeve, si dhe të një emaili të dërguar pas udhëtimit, drejtuar të paktën një anëtari të stafit të fushatës së presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, duke i përshkruar këto takime.

Ish-këshilltari më pas konfirmoi për CNN se kishte biseduar në Moskë me zëvendëskryeministrin rus, Arkadi Dvorkovitch. Sipas New York Timesit, ai e minimizoi këtë takime, duke siguruar se bëhej fjalë vetëm për një përshëndetje me dy apo tre persona.

Carter Page, një figurë me interes nga momenti që hetuesit nisën të hedhin dritë mbi dyshimet e një marrëveshje të fshehtë mes stafit të fushatës së miliarderit dhe Rusisë, ishte shprehur publikisht se nuk ishte takuar me zyrtarë të qeverisë ruse gjatë udhëtimit të korrikut 2016, apo i ishte shmangur pyetjeve në lidhje ne çështjen, bën të ditur e përditshmja.

Në Moskë ai kishte mbajtur veçanërisht një fjalim dashamirës ndaj Kremlinit.

Page pranoi gjithashtu se e kishte vënë në dijeni Jeff Sessions, atëherë senator dhe këshilltar i kandidatit Trump dhe sot ministër i Drejtësisë.

“Ishte thjesht një koment i shkurtër pasi u drejtuam për nga ashensori pas darkës që patëm së bashku”, u shpreh ai për CNN, duke theksuar se udhëtimi i tij nuk kishte aspak lidhje me fushatën.

Donald Trump e kishte emëruar atë në postin e këshilltarit në marsin e 2016. Por, disa muaj më vonë, stafi i miliarderit republikan nuk e miratoi qëndrimin e tij, me sa duket në lidhje me udhëtimet e tij në Moskë për çështje private që nisën të tërhiqnin vëmendjen.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar në të kaluarën lidhjet mes Carter Page dhe stafit të fushatës së Donald Trump. /ATA/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori