LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjykatësi Vlladimir Pançevski del nga burgu, i shfuqizohet masa e aktgjykimit

Ish-gjykatësi Vlladimir Pançevski del nga burgu, i shfuqizohet masa e aktgjykimit

Pas dy javëve pasi filloi të shlyej dënimin me burg, ish-gjykatësi dhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski sot pritet të dal nga burgu i “Shuto Orizares”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Lartë, pas shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, ka marrë aktvendim me të cilin revokon aktgjykimin e formës së prerë dhe lëndën e kthen në rigjykim.


Drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, Filip Andov për “Kanal5” konfirmon se e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe se gjatë ditës Pançevski do të lëshohet në liri.

Ankesa deri te Gjykata e Lartë, është dërguar nga avokati i tij për shkak të shkeljes së Kodit Penal dhe Ligjit për Procedurën Penale, përkatësisht për shkak të shkeljes të së drejtës për mbrojtje.

Gjykata e Velesit, Pançevskin e dënoi së pari me 3.6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit pastaj e uli në 2.6 vjet burg. Ai u shpall fajtor për keqpërdorim të sistemit AKMIS të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori