Ish-futbollisti anglez bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që gjykon në Ligën Premier pas 15 vitesh

Vetëm tre ditë pasi Rebecca Welch u bë gjyqtarja e parë femër në ligën elitare angleze, drejtuesit e Ligës Premier kanë caktuar Sam Allison për të gjykuar në ndeshjen e sotme (e martë) mes Sheffield United dhe Luton.
Rebecca Welch drejtoi në ndeshjen mes Fulham dhe Burnley në fundjavë, duke u bërë gruaja e parë që gjykon një ndeshje në kampionatin më elitar të Evropës.
Drejtuesit e Ligës Premier kanë vendosur sot të bëjnë një tjetër lëvizje historike duke emëruar Sam Allison për të gjykuar duelin në Bramall Lane.
Allison do të bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë në 15 vjet dhe i dyti në histori që do të drejtojë një ndeshje të Ligës Premier.
Congratulations to Sam Allison on becoming the first black referee to officiate in the Premier League since Uriah Rennie in 2008.
He takes charge of Sheffield United vs Luton today. #beINPL pic.twitter.com/8XklCLTXyy
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) December 26, 2023
Herën e fundit që një gjyqtar me ngjyrë ka gjykuar një ndeshje ishte në vitin 2008 dhe ishte Uriah Rennie, i cili tha lamtumirë në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit në atë kohë.
Gjyqtari 42-vjeçar, Allison u emërua në Champions, niveli i dytë i garave angleze, vetëm këtë sezon. Ai padyshim që e bëri punën e tij shumë mirë, kështu që sot mori shansin për të gjykuar në Ligën Premier.
? Sam Allison will make history today when he becomes the first black referee to officiate in the Premier League for 15 years – and only the second in history! ??
He will take charge of Sheffield United-Luton Town at 3pm. ??♂️ pic.twitter.com/e5uewDqfAt
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 26, 2023
Interesant është fakti se po flasim për një ish-futbollist. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ndryshoi shumë klube duke luajtur për Swindon Town, Bristol City, Bournemouth dhe Exeter. Pas kësaj iu përkushtua punës së gjyqtarit dhe njëkohësisht punonte si zjarrfikës.
Por, në vitin 2020 u bë gjyqtar profesionist pasi anglezët e përfshinë në League Tëo. Hap pas hapi arriti në Ligën Premier dhe sot do të debutojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës