LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura e DiCaprios lulëzoi pas tij: Për shkak të dekoltesë së saj, shumëkush nuk është indiferent

Ish-e dashura e DiCaprios lulëzoi pas tij: Për shkak të dekoltesë së saj, shumëkush nuk është indiferent
(Foto: Getty Images)

Aktorja dhe modelja, Camila Morrone, ka marrë pjesë në premierën e filmit “Gonzo Girl” në Festivalin e Filmit në Romë.

Për këtë rast, ajo kishte veshur një fustan elegant të zi me një sup, i karakterizuar nga thjeshtësia dhe një pamje e rafinuar.


Disa javë pas ndarjes nga Leonardo DiCaprio, Camila Morrone mahnit me imazhin në bikini
Lexo po ashtu Disa javë pas ndarjes nga Leonardo DiCaprio, Camila Morrone mahnit me imazhin në bikini

Vet dizajni i fustanit ishte i mrekullueshëm, pra ishte i përshtatur për të nxjerrë në pah të gjitha atributet e aktores.

(Foto: Getty Images)

Kjo bukuroshe e kompletoi të gjithë edicionin e saj me këpucë të zeza dhe grim efektiv të errët. Interesant është edhe fakti që zgjodhi të mos i stilonte flokët, por t’i linte natyrshëm mbi supe.

Kujtojmë se Camila dhe Leonardo DiCaprio e ndërprenë lidhjen e tyre katërvjeçare vitin e kaluar. Hamshori hollivudian dhe Morrone kanë refuzuar ta komentojnë ndarjen e tyre për mediat e huaja, por fansat supozojnë se mosha e aktores ishte arsyeja kryesore.

(Foto: Getty Images)
Camila Morrone zhvendoset në apartamentin e ri pas ndarjes nga Leonardo Dicaprio teksa ai thuhet se i ka vënë syrin modeles ukrainase Maria Beregova
Lexo po ashtu Camila Morrone zhvendoset në apartamentin e ri pas ndarjes nga Leonardo Dicaprio teksa ai thuhet se i ka vënë syrin modeles ukrainase Maria Beregova

Sapo ajo mbushi 25 vjet, DiCaprios iu desh të ndahej me të, pasi aktori i famshëm, siç komentohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale, del vetëm me vajza nën 25 vjeç. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)