LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji përgjigjet ndaj padisë kundër saj

Ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji përgjigjet ndaj padisë kundër saj

Ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Marija Haxhi-Lega, përmes një kumtese ka demantuar drejtoreshën akuale, Viktorija Jovanovska, e cila dje tha se Haxhi-Lega përmes blerjes së testeve të panevojshme ka dëmtuar buxhetin e klinikës për 150 mijë euro.

Haxhi-Lega në deklaratë thotë se testet që ajo ka blerë kanë qenë të zbatuara me metodat më të reja dhe më të sofistikuara, me të cilat sipas saj, zbulohen sëmundjet tek e autizmit dhe sëmundje tjera dhe fëmijët e palindur, njofton Telegrafi Maqedoni.


Paditet ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup
Lexo po ashtu Paditet ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup

Ajo gjithashtu thekson se me testet që ka blerë ajo, prindërve të ardhshëm ju mundësohet të kenë informacion rreth fëmijës së tyre në zhvillimin psikomotorik, autizëm dhe mund të vendosin nëse do ta lindin fëmijën.

Hazhi-Lega më tej shton se testet për të cilat ajo akuzohet se i ka blerë në mënyrë të panevojshme, janë përdorur edhe në spitalet më të mëdha botërore./Telegrafi/