Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, ndaj liderëve politikë të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ish-deputetja shqiptare e cilëson të papranueshëm sulmin e Ramës, duke kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti që ta shpallin Edi Ramën person non grata në Kosovë.
“Nëse sot do të isha në vend të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thaçit, sot Edvin Kristaq Rama duhet të shpallej non-grata në Republikën e Kosovës”, shkruan Mesila Doda.
Kreu i qeverisë shqiptare në Tiranë, gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Vuçiq, Zaev, Gjukanoviq, hodhi një sërë kritikash për kastën politike të Kosovës që refuzuan pjesëmarrjen në këtë samit.
Rama, gjithashtu e quajti gënjeshtar kryeminsitrin në detyrë Ramush Haradinaj.
Ndërkaq për veprimet e Ramës, pati kritika të ashpra nga Kosova.
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se në tavolinën e këtyre liderëve ballkanik, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria, pasi ka thënë se interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga ta.
Po ashtu, këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, i ka thënë Edi Ramës “Vafsh në ferr”, dhe pastaj i ka numëruar krimet e shtetit serb të kryera gjatë luftës në Kosovës kundër civilëve të pafajshëm.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se, shqiptarët se pari duhet t’i ndërtojnë urat vëllazërore në mes vete, pastaj me të tjerët.
“Në fakt, askush nuk duhet të jetë kundër ndërtimit të urave të se ardhmes, por, urat e së ardhmes mes vendeve të ndryshme nuk ndërtohen njëanshmërisht, ato ndërtohen me vullnetin e të gjithëve duke u shkëputur nga e kaluara që prapa ka lënë shumë plagë të përgjakura. Sigurisht që duhet të ndërtohen “ura miqësie e bashkëpunimi”, por, ne shqiptarët se pari duhet t’i ndërtojmë urat vëllazërore në mes veti, urat e dëmtuara të se djeshmes e të sotmes sonë”, thotë Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët