Ish-deputeti prorus i Ukrainës me shtetësi të Maqedonisë, Spasovski fajin e hedh te Qeveria

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ish deputeti ukrainas, oligarku Oleksandr Onyshenko ka marrë shtetësi të Maqedonisë me vendim të Qeverisë, paraprakisht me vlerësim pozitiv nga agjencione kompetente në vend. Spasovski thotë këtë shtetësi nuk e ka dhënë MPB si institucion.
“Kjo është marrje e shtetësisë sipas nenit 11 nga Ligjit për Shtetësi, do të thotë nuk është shtetësi që e jep MPB, por Qeveria. MPB praktikisht i mbledh të gjitha dokumentet, bëhet fjalë për lëndë e cila ka marrë vlerësime pozitive nga katër institucione relevante në shtet, në fund dërgohet në Qeveri dhe Qeveria ka të drejtë dikrecioni që të jep apo të refuzojë shtetësinë për çdokënd që aplikon në këtë pjesë”, tha mes tjerash Spasovski.
Ndryshe, oligarku ukrainas Oleksandr Onyshenko, sipas BIRN është i arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe njëkohësisht është nën sanksionet e SHBA-së si pjesë e një rrjeti rus për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, më 31 maj. Këtë skandal e publikoi rrjeti për gazetari hulumtuese BIRN, ku u njoftua se i njëjti ka marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Onyshenko, i cili u pasurua në biznesin e gazit, është në arrati që nga viti 2016 pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash dhe që nga janari i vitit të kaluar ai është në listën e personave të sanksionuar në Shtetet e Bashkuara. Në procesverbalin e seancës së Qeverisë së 31 majit, thuhet se Qeveria e ka shqyrtuar kërkesën e Onishenkos për pranim në shtetësi dhe ka konstatuar mendim pozitiv për kërkesën, duke marrë parasysh marrin parasysh opinionin pozitiv të Agjencisë për Rini dhe Sport.
Kërkesa për Onishenkon erdhi nga Federata e Kuajve, e cila vlerësoi se ai do të mbështeste zhvillimin e sportit të kuajve dhe do të përfaqësonte vendin tonë në ngjarjet kryesore sportive ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania