Në Shqipëri policia ka paditur në prokurori ish-deputetin e Muslim Murrizi për fshehje të pasurisë, transaksione dhe depozitime të dyshimta parash, me qëllim pastrimin e tyre.
Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, thuhet në kallzimin e policisë, kanë kryer transaksione të dyshimta në vlera afro 734 mijë euro, vetë dhe përmes subjekteve që zotërojnë, në disa banka.
Veprimet e dyshimta bankare në shuma të konsiderueshme janë kryer gjatë një periudhe 13 vjeçare nga dhjetori 2008 deri në qershor 2021.
“Këto veprime financiare janë kryer vet zoti Murrizi, nga persona të tretë, kalime të hollash mes llogarive të shtetasit, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, “Murrizi 2009” dhe tërheqje cash” – thuhet në dokumentat e paraqitura nga policia.
Në dokumenta përshkruhen veprime të dyshimta bankare për blerjen e një automjeti 8 vjet më parë 78 mijë euro në favor të një subjekti, transferta dhe kreditime prej 515 mijë euro si dhe këste kredie mijëra euro për blerje apartamenti.
Një seri veprimesh të dyshimta janë kryer në një tjetër llogari bankare sërsih për blerje automjeti dhe apartamenti në shuma dhjetëra mijëra euro, ku depozitojnë cash familjarë të ish deputetit Murrizi në favor të tij.
“Këmbime valutore, kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, tërheqje në cash”, përshkruan policia një larmi veprimesh bankare të dyshimta me dhjetëra mijëra euro, të cilat kalojnë në përfitim të ish deputetit Murrizi, herë si ortak, herë si kthim kontributesh, duke tërhequr vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme, që duhen hetuar.
Ish deputeti Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat në mediat vendase, duke kujtuar se pasuria e tij është e deklaruar dhe se dokumentat janë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Zoti Murrizi ka theksuar se ka qenë dhe mbetet i hapur ndaj drejtësisë, ku në ngjarje të viteve më parë ka marrë pafajësi nga gjykata.
Denoncimi prej shumë faqesh i policisë është tashmë në zyrat e prokurorisë, e cila pritet të thotë fjalën e saj./VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë