Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se ka marrë 6 mijë e 473 vota por që janë të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.

Manaj ka thënë se ai është kandidati i 18 më i votuar në kuadër të kandidatëve të listës së LDK-së për deputetë, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se lidershipi i ri i LDK-së, duhet të marrë mbi supe procesin e ngritjes së partisë.

“Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së. Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t'ia dalim. Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga”, ka shkruar ai në Facebook.

Për më shumë, postimi i plotë i Shkëmb Manaj:"Të nderuar veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Istog dhe gjithandej Kosovës, Miq të nderuar! Tashmë kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, rezulton se jam kandidati i 18-të me i votuar në kuadër të 110 kandidatëve të listës së LDK-së, me gjithsejtë 6473 vota, por të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit! Nga zemra ju FALËNDEROJ gjithsecilit prej Jush që keni qenë pjesë e ekipit tim dhe duke me votuar besuat në mua dhe e vlerësuat punën dhe angazhimin tim në Kuvend të Republikës. Përherë ju jam mirënjohës deri në përulësi! Të dashur anëtarë të Lidhjes tonë, Vetëm demokracia e brendshme e rikthen LDK-në në forcë me peshë politike në vend. 14 shkurti është mesazh për 14 marsin. Lidhja e re duhet të jetë motoja jonë. Lidhja e besimit me qytetarin e vendit tonë. Lidhja e besimit me mërgatën tonë. Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së. Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t'ia dalim. Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga Ne ta marrim parasysh mesazhin e tyre. Mesazhi është i qartë: ata duan ndryshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë politik. Prandaj, secili nga ne, 355 anëtaret e Kuvendit e kemi për borgj që përmes votes me 14 mars, ta forcojmë LDK-në duke marr parasysh forcat tona dhe kapacitetet me të mira që i kemi. LDK-së i duhet një kryetar i ri dhe një ekip i qëndrueshëm, identitar, përfaqësues dhe me integritet, që vazhdon tutje projektin për shtetin e Kosovës, duke iu përshtatur rrethanave të reja. LDK me peshë politike i duhet shtetit të Kosovës. LDK me peshë politike i duhet demokracisë së vendit tonë. Ndryshe, do të mbetet vetëm pjesë e historisë. Unë mendoj që, lidershipi i ri i LDK-së në prononcimin e parë duhet ti falënderohet votuesve tonë që me votën e tyre e ruajtën bërthamën e LDK-së në këto zgjedhje dhe paralelisht me këtë duhet t'i kërkojnë FALJE pjesës tjetër të elektoratit tonë, që unë besoj jashtë vullnetit të tyre, kësaj radhe nuk e votuan LDK-në, duke kërkuar ndryshimin. Ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre legjitime për ndryshime sepse secili prej tyre ka kontribuar dhe i kanë qëndruar besnik LDK-së. Në fund, uroj që fituesit e zgjedhjeve ti themelojnë shpejtë institucionet dhe t'i ofrojnë qeverisje të mirë vendit dhe qytetarëve tonë. Mendoj që LDK duhet të jetë opozitë konstruktive dhe aty ku i kërkohet të jetë pjesë e proceseve të interesit nacional. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Republikën tonë". /Telegrafi/