LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti Driton Çaushi dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Ish-deputeti Driton Çaushi dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për akuzat se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare kryetarin e Kuvendit dhe deputetët. 

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.


Gashi ka bërë të ditur se dënimi unik është në kohëzgjatje prej 1 vit e 2 muaj burgim me kusht, në afat verifikimi prej 2 vitesh.

Të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 9 gushti e deri më 8 shtator 2016.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 mars 2018 kishte ngritur aktakuzë kundër Driton Çaushit. Sipas aktakuzës më 10 gusht 2016 gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka qenë pjesëmarrës i akuzuari, në cilësinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Me këto veprime, thuhet se i njëjti ka kryer veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Sipas aktakuzës, Çaushi gjithashtu kishte kryer edhe veprën penale “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori