LAJMI I FUNDIT:

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për “dialog strategjik” mes dy vendeve.

Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë me Zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma.

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, e ka cilësuar Kosovën si një partner të vogël, por të besueshëm, në sytë e SHBA-ve.


Ai ka theksuar se ndonëse ka pasur periudha të vështira në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, thelbi i politikës amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

“Doktrina e Trump është tjetër doktrinë, prandaj edhe kur thashë, gjithsesi, përsëri nuk duhet të kemi frikë se do të ndryshojë rrënjësisht politika amerikane ndaj Kosovës. Edhe ky dialog strategjik mund të riformulohet nga një administratë e re. Pra nuk rrezik që do të ndryshojë thelbësisht. Po pra e dimë nga Marrëveshja e Uashingtonit, pastaj administrata Trump pritet të sikur ka qenë e mëparshmja me ndryshime më transaksionale”, ka thënë Gashi, në FIVE të Dukagjini.

Sipas tij, është fat se edhe në administratën e re ne kemi miq. Qoftë në Senat, qoftë në Kongres, qoftë në institucione e reja.

“Ne vazhdojmë të trajtohemi partnerë i vogël por i besueshëm. Pak është lënduar por nuk është shkatërruar. Fatmirësisht, ka pasur shansa të lëndohet, por me këtë sot por edhe me vizita e deklarime nga administrata amerikane, shohim që fatmirësisht nuk është lënduar në një masë që t’i shkaktojë dëme partneritet tonë Kosovë-Amerikën”, ka thënë Gashi./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori