Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, tha se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur me 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës.
“Lidhur me Asociacionin, të jetë një bashkim komunash që nuk rrezikon aspak sovranitetin e Kosovës, por që ju bën të mundur serbëve të Kosovës që ta pranojnë Kosovën si vendin e tyre”, tha ai.
Spahiu vlerëson se çfarëdo zgjidhjeje për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, duhet të vlejë edhe për pakicat tjera në rajon, përfshirë pakicën shqiptare luginën e Preshevës në Serbi.
“Do të ketë zhvillime të tilla, është diçka e paevitueshme, madje lidhur edhe me pakicat tjera që jetojnë ta zëmë në Serbi, Maqedoni dhe vende të tjera. Prandaj në njëfarë mënyre kjo hap kutinë e Pandorës që të ndodhin situata të tilla. Natyrisht gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është të mos e quaj alarmante, për shkak të një diskriminimi pasiv që po organizohet”, tha ai, në një bisedë me Zërin e Amerikës.
Spahiu aktualisht udhëheq Këshillin e Ambasadorëve të Kosovës, i cili, thotë ai, synon mes tjerash mbështetjen e vendit në realizimit të interesave shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Tanimë Kosova ka mbi 50 ish ambasadorë që kanë shërbyer dhe që nuk janë më në shërbim. Ata duan që ta japin kontributin e tyre në aspektin e këshilldhënies dhe të mbështetjes pa pagesë të ministrisë sonë të Jashtme apo të kujtdo qoftë që dëshiron t’i ketë shërbimet tona”, tha ai.
Në kuadër të bashkëpunimit që Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në Prishtinë gjatë kësaj jave qëndruan tetë ish ambasadorë amerikanë.
Udhëheqësi i këtij Këshillit, ish ambasadori Timothy Chorba tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se synimi i vizitës është njoftimi i delegacionit amerikan me çështjet kryesore politike në rajon dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.
Ai tha se përparimi që ka shënuar Kosova viteve të fundit është i jashtëzakonshëm.
“Unë isha këtu para katër vitesh dhe nuk kam qenë më për shkak të COVID-19-ës, por është i jashtëzakonshëm zhvillimi fizik, ndërtimi, modernizimi. Por më e rëndësishmja një shtet i ri po ndërtohet e zhvillohet nën parime demokratike, kështu që kur ta mendosh ka qenë një investim shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Chorba tha se vullneti i Kosovës në rrugën e integrimeve është i qartë dhe se pret ta shohë atë anëtare në organizata shumëpalëshe, në një të ardhme jo shumë të largët.
“Do të prisja që të jetë në interesin e NATO-s ta bëjë Kosovën anëtare të saj në një pikë, në një të ardhme jo shumë të largët, kur NATO-ja vendos që është e përshtatshme. Kosova ka vullnetin e dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në organizata të tjera shumëpalëshe dhe si thotë një fjalë amerikane ‘kur ka një vullnet – ka dhe një rrugë”, tha Zoti Chorba.
Ai vlerësoi lart partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ndërsa shprehu posaçërisht mirënjohje për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
Delegacioni i ambasadorëve amerikan gjatë vizitës në Kosovë zhvilloi takime edhe me udhëheqës të institucioneve, përfaqësues të partive politike opozitare si dhe të biznesit. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre