LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Nesho: Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit do t’i ndihmojë njohjes së Kosovës

Ish-ambasadori Nesho: Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit do t’i ndihmojë njohjes së Kosovës

Agim Nesho ka thënë se angazhimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) do t’i shërbejë edhe çështjes së njohjes së Kosovës.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë që mundësitë e diplomacisë shqiptare përgjatë kryesimit të saj për një muaj në OKB mund të jenë të mëdha, duke mos përjashtuar edhe njohjen e Kosovës si pjesë të agjendës së saj përgjatë rrugëtimit si kryesuese e OKB-së.

“Ky angazhim do t’i shërbente edhe çështjes së rëndësishme të njohjes së Kosovës në OKB, një e drejtë  që i është mohuar në mënyrë të padrejtë nga Rusia”, ka thënë Nesho.


Megjithëse Nesho e cilëson çështjen e njohjes së Kosovës si primare të diplomacisë shqiptare, ai thotë që akoma nuk  ka një strategji të mirëmenduar.

“Nuk ka vullnet politik dhe ka gabime në mënyrën e trajtimit të Ballkanit nën presionin e fuqive ballkanike”.

Gjersa ka treguar mbi insistimin e Shqipërisë në këtë çështje dhe njëherësh, presionin e fuqive ballkanike e veçanërisht Serbisë, ai ka thënë se “ky është projekt i Serbisë për të kthyer fuqinë në Ballkanin Perëndimor”.

Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do ta ketë Shqipëria. Ky mandat sipas rregulloreve, zgjatë një muaj.

Agim Nesho ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara midis viteve 1996 dhe 2005 dhe gjithashtu, Ambasador në Shtetet e Bashkuara nga 2005 deri në 2006./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori