LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Janë katër skenarë të mundshëm për Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Janë katër skenarë të mundshëm për Kosovën

Kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, William Montgomery, por thekson se ai nuk është optimist për këtë çështje.

“Mendimi im personal është se, në qoftë se do të ketë një zgjidhje kompromisi, atëherë ajo do të jetë një rezultat i drejtpërdrejtë i një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Montgomery për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, ai sheh katër skenarë të mundshëm për Kosovën.

E para, thotë ai, është një vazhdim i situatës aktuale, e cila në fund të fundit do të përdoret si një arsye për bllokimin e pranimit të Serbisë në BE.

E dyta, shton Montgomery, është normalizimi i marrëdhënieve pa njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe.

“Unë pres që BE do t’i kërkojë Serbisë të ndikojë në Rusinë për të ndaluar bllokimin e pranimit të Kosovës në OKB në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

Skenari i tretë i mundur, sipas diplomatit amerikan është se në fund të procesit, para Serbisë do të vendoset zgjidhja “merre ose lëre” – “e pranoni pavarësinë e Kosovës dhe do të hyni në BE, ose refuzoni një gjë të tillë dhe nuk do të jeni pjesë e saj”.

Dhe skenari i katërt i mundshëm, sipas tij, është që lidershipi serb dhe kosovar të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, në të cilën do të ketë elemente që komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pëlqente.

Si një shembull i elementeve të tilla, Montgomery thotë se është një formë e ndarjes së Kosovës dhe përfshirja e një pjese të vogël të territorit të Serbisë, e cila është e populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori