LAJMI I FUNDIT:

Iseni: Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve funksionon vetëm me tre inspektorë

Iseni: Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve funksionon vetëm me tre inspektorë

Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve shprehen të vetëdijshëm për shkeljet që i bëhen Ligjit për Përdorimin e gjuhëve nga shumë institucione, përfshi edhe gjykatat, megjithatë njoftojnë se për momentin disponojnë vetëm me tre inspektor të licencuar të cilët mund të mbikëqyrin institucionet në vend për të konstatuar nëse zbatohet apo jo Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Fatmir Iseni në muajin maj edhe tre inspektor të tjerë do të pajisen me licencë për punë, ndërkohë që sipas sistematizimit që ai ka përgatitur nevojiten gjithsejtë 32 inspektorë në katër njësi rajonale.


“Unë personalisht si drejtor kam informacione se në gjykata nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Unë vetëm mund t’ju garantoj se për një periudhë shumë të shkurtër, për shkak se për momentin kemi vetëm tre inspektor të licencuar dhe nuk mund të arrijmë që me tre inspektor të bëjmë mbikëqyrje inspektuese të shumë institucioneve. Në fund të majit do të kemi edhe tre të tjerë dhe besoj se me 6 inspektorë besoj se do ta kemi më lehtë, të jenë më tepër në terren dhe të kontrollojnë më shumë institucione. Ndërsa në bazë të sistematizimit që kam paraparë unë si drejtor duhet të jenë 32 me katër njësi rajonale, por për momentin kjo po shkon pak më ngadalë, sepse duhet dhe ne të marrim pëlqime nga Ministria e Financave për punësime të reja”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori