Kompania ISA Consulting, me seli në Florida dhe New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur për ofrimin e zgjidhjeve të avancuara në fushën e IT-së, ka zgjeruar operacionet e saj në Ballkan.
Pas suksesit në tregun amerikan dhe aziatik, ISA Consulting tani ofron shërbime në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Pesë muaj më parë, Partneri Menaxhues në këtë kompani, Ervin Mrishaj kishte folur për synimet e kompanisë për të rritur praninë e saj në Ballkan, dhe sot ai është kthyer në Prishtinë për të dhënë më shumë detaje rreth projekteve aktuale dhe synimeve të kompanisë.
Ai, ndau me ne edhe lajmin e rëndësishëm se kompania ISA Consulting tani më është në kërkim edhe të 50 punëtorëve (zhvilluesëve) të rinjë, për t’ju bashkangjitur asaj në zbatimin e projekteve të ndryshme në ShBA.
Ne kishim kënaqësinë që atë ta kemi në studion tonë, për të zhvilluar një intervistë me të.
Z. Mrishaj, kur dhe si filloi operimin ISA Consulting në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut?
Kompania hyri në tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin dhjetor të vitit 2023 dhe në atë kohë numëronte vetëm 10 punëtorë. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, tregon Ervin Mrishaj, ne kemi pas një rritje mjaft të shpejtë të numrit të punëtorëve dhe kjo nuk është se ka qene qellimi ynë kryesorë, por klientët tanë në Amerike kishin një nevojë imediate për angazhim të talentit shqiptarë nga rajoni, e të cilës ju përgjigjem pozitivisht.
Deri më sot, pra per rreth 8 muajsh, ne kemi arritur një numër prej mbi 60 punëtorësh, dhe kemi hartuar programin e ri, për të sjellë në kompaninë tonë edhe 50 punëtorë të rinjë – zhvillues softuerik junior, në muaji shtator dhe tetor të këtij viti. Këto pozita do të përfshijnë rolet e inxhinierëve, programuesve në shumë gjuhë si C-sharp, HTML, Java, dhe React, si dhe rolet e menaxherëve të projekteve, biznes analistave, analista të të dhënave, dhe shumë role të tjera.
Ju jeni në Prishtinë sot dhe nesër për të dhënë lajmin e madh për të rinjët nga Kosova, për rekrutimin edhe të 50 punëtorëv e të rinjë – zhvillues softuerik junior. Na thuaj më shumë për këtë program ju lutem?
E vërtetë. Programi për 50 zhvillues softuerik junior është dizajnuar për të rinjët nga Kosova të cilët janë në vitin e fundit të studimeve bachelor, apo atyre që kanë përfunduar studimet në 2-3 vitet e fundit, e të cilët kanë synime për të ndërtuar karrierën e tyre në sekotirn e teknologjisë informative dhe programimit.
Ky program do t’u mundësoj atyre trajnim dhe punësim që nga dita e parë me një kompnezim konkurrues, dhe pas 6 muajsh ISA Consulting atyre u ofron punësim me kontratë pune deri në 2 vite. Të interesuarit, duhet të dorëzojnë CV-të e tyre në prosper@isaconsulting.com dhe të vizitojunë ueb faqen e kompanisë për më shumë informata. Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë mundësi punësimi në tregun amerikan.
Zoti Mrishaj, na trego pakë më shumë për strategjinë tuaj të operimit në Ballkan dhe më gjerë?
Ne bëhemi pjesë e strukturës së partnerëve tanë të biznesit (klientëve). Ky nuk është kontraktim i jashtëm në kuptimin tradicional ku ata përfitojnë disa kursime në kostot e tyre dhe sakrifikojnë kulturën e tyre të kompanisë. Ka kompani të tjera që e bëjnë këtë. Ne nuk jemi të tillë pasi kjo nuk është alternativa më e lirë. Përkundrazi, angazhimi me ne është më i kushtueshëm për klientët tanë amerikan, por rezultati dhe cilësia e punës është shumë më shpërblyese. Mënyra se si punojmë ne me klientët në Amerikë është i atillë që ne bëhemi, apo më mirë të them në jemi një zgjatim i kompanive amerikane në Ballkan.
Ne krijojmë një partneritet simbiotik që lejon të dyja palët të lulëzojnë së bashku. Ne krijojmë vlerë për partnerët tanë dhe jemi shumë me fat që jemi selektiv në këtë drejtim dhe punojmë vetëm me firma që e vlerësojnë drejtë partneritetin me ne. Kjo strukturë neve na mundëson nga ana tjetër që të zgjedhim punëtorët më të mirë nga më të mirat në rajon, t’i kompensojmë ata në përputhje me rrethanat dhe më e rëndësishmja t’u mundësojmë atyre të jenë pjesë e kulturës më të mirë të mundshme që ofrohet sot në këtë sektor.
Cka e bënë atraktive për të rinjët punën në ISA Consulting?
Një aspekt shumë atraktiv i punës në ISA Consulting është edhe mundësia që punëtorët tanë të qëndorjnë në Amerike për një periudhë të caktuar për të punuar ngusht me klientët tanë atje. Kjo, atyre u mundëson edhe një eksponzim të madh ndaj punës dhe kulturës amerikane dhe i lidhë ata më shumë më botën korporative amerikane që është lider në botë.
Sa punëtorë ka aktualisht ISA Consulting?
Aktualisht, ISA Consulting ka rreth 140 punonjës, shumica e të cilëve janë në Lindjen e Mesme dhe Indi. Por, qëllimi krysorë i kompanisë tonë ka qenë të krijojëjmë mundësi për shqiptarët dhe prandaj edhe kemi hapur degën tonë në Kosovë dhe Shqipëri. Si shqiptar emigrant, unë dhe partneri im i kompanisë, kemi pasur gjithmonë një qëllim që të zgjerohemi në rajon dhe të kontribuojmë. Tani ky është një biznes fitimprurës pa diskutim, por puna në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut shkon përtej kufirit e të bërit thjesht biznes.
Cfarë mendoni për potencialin e të rinjëve shqiptarë sa i përket sektorit të teknologjisë informative?
Unë shpreh një admirim të madh për inteligjencën emocionale dhe aftësitë e djemve dhe vajzave shqiptare. Kam qenë shumë i impresionuar nga potenciali i rinisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ata janë të aftë të përballen me situata të vështira dhe flasin shumë mirë gjuhën angleze.
Zoti Mrishaj, na thuaj, cka don te thotë “ISA Consulting”, prej nga buron emri i kompanisë suaj?
ISA Consulting me krenari të madhe mban emrin e të ndjerit Isa Dizdari, i cili është edhe babai i partnerit tim në kompani. Ne, gjithë së bashku si kompani, do të angazhohemi në maksimumin tonë për të kultivuar dhe mbajtur gjallë gjithmonë emrin dhe sakrificën e tij!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme