Ironizon komandanti i UÇK-së, Pren Marashi: Me 46 mijë “veteranë”, Malit të Zi kemi me ia...!

Veterani i luftës së UÇK-së, Pren Marashi, duke komentuar lajmin se Policia e Malit të Zi ka hyrë në territorin e Kosovës, ka ironizuar me numrin e madh të “veteranëve” të UÇK-së, transmeton Telegrafi.
Komandant i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, që është kritik ndaj anomalive shoqërore e politike në Kosovë - e jo vetëm i keqpërdorimeve që bëhen në emër të UÇK-së dhe listave të veteranëve - thotë se me 46 mijë “veteranë” Mali i Zi do të duhej të ndihej i kërcënuar!
“Miku i im Brahimi, sot në telefon, një lajm po ma kumton: ‘Policia e cernagorit, paska dalë në këto anë’! A e dinë ata se tash i kemi 46 mijë veteranë?! Kemi me jau kajt atë nanë!”, ka shkruar Marashi në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Policia e Kosova ka demantuar raportime se Policia e Malit të Zi, respektivisht Njësia Speciale e saj, ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, duke legjitimuar veturat e Kosovës. /Telegrafi/





















































