LAJMI I FUNDIT:

Irlanda e Veriut shënon temperatura rekorde

Irlanda e Veriut shënon temperatura rekorde

Temperaturat në Irlandën e Veriut arritën lartësi rekorde të shtunën, duke shkuar termometri mbi 30 gradë Celsius.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, është dita më e nxehtë e regjistruar, derisa Ballywatticock pranë Newtownards në County Down, regjistroi një temperaturë prej 31.2 gradë Celsius.


Temperatura më e lartë më parë ishte 30.8 gradë Celsius, e regjistruar në verërat e vitit 1976 dhe 1983.

Thyerja e rekordeve të temperaturave mund të ndodh nga një seri faktorësh njëra pas tjetrës. /Telegrafi/