Tifozja kuqezi Irid Oxa, me bukurinë dhe sharmin e saj i bëri të gjithë të flisnin gjatë “Euro 2016”, pas përhapjes së fotove nga stadiumi me mikeshën e saj, Rike Roci.
Vëmendja te dy mikeshat seksi u rikthye sërish gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, kur prezantuesja Eva Murati bëri një koment, që më pas u kthye në debat mes saj dhe Rike Rocit.
Për atë që ajo e konsideron “xhelozi femërore”, lidhjen e bukur të dashurisë me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, njohjen me lojtarët e Francës, që rrëmbyen Kupën e Botës, dhe të tjera sekrete, Irid i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.
Ashtu si edhe mikesha jote, Rike Roci, u bëre pjesë e një debati pas një komenti të Eva Muratit. Si e sheh këndvështrimin e saj për foton tuaj “hit”, që bëri xhiron e botës nga stadiumi i Kampionatit Europian dhe a t’u duk një xhelozi femërore?
Opinioni im personal është se duke mos përfshirë askënd tjetër në këtë debat pa sens nga ana e znj. Eva Murati, dëshiroj të theksoj disa aspekte: M’u duk absolutisht një xhelozi femerore, duke dashur (ndoshta) znj. Murati të ndezë reflektorët mbi veten. Por kjo ishte një taktikë e gabuar si simulimet e Neymar, pasi ndoshta nuk e kishte aq të nevojshme. Ajo foto nuk u postua nga Rike dhe unë, ashtu si e përdori znj. Murati për të folur mes këtyre gërricjeve për veten e vet.
Askush nuk e tërhoqi vëmendjen nga djemtë e Kombetarës, të cilët u vlerësuan dhe këtu fjalët janë të tepërta, por përbri aftësive të tyre, iu shtua një aset më tepër në lidhje me bukurinë femërore shqiptare. Nuk e shoh aspak si një deficit për Shqipërinë, por një plus kur u kujtua edhe një herë në arenën ndërkombëtare të ishte pjesë e këtij sipari, edhe pse nuk ishte pjesë e lojes. Prandaj, duhet marrë me pozitivitet dhe sportivitet, gjë që moderatoret nuk e absorbojnë.
Sepse ajo që unë vura re, është se moderatoret ishin kukullat e këtij Botërori, pasi historikun, zh villimin dhe evolimin nuk e njohin. Nëse të ftuarit do të ishin më ngacmues në lidhje me Botërorin, ato do stopoheshin shumë lehtë. Një pyetje kam unë, për shembull, për zonjën që autovlerësohet dhe elozhohet: cilin stil loje luante Edson Arantes, po Nadcimiento? (Tani e di që e ka të thjeshtë përgjigjen, se do të doja t’ia bëja live).
U fol se ju do të ishit në krah të Edi Manushit në emisionin e tij në këtë Botëror, pse nuk u realizua? Pse s’u realizua?
Sepse isha më shtatlartë se Manushi. (Bëj shaka)
Ti u gëzove që Kupën e Botës e fitoi Franca, pasi dimë që ke pasur njohje me futbollistët e skuadrës?
Unë u gëzova për Kupën e Botës, pasi Italia nuk ishte dhe skuadra ime e dytë ishte Franca. Normalisht, bëra tifozllëk për disa miq të mi që luajnë me kombëtaren franceze.
Me cilin prej futbollistëve njihesh nga afër dhe a fitoi kupë ndonjë nga miqtë e tu?
Njoh disa dhe kemi kaluar edhe pushime për Krishtlindje. Midis tyre po përmend Umtitin, që edhe na nderoi me gol.
Dashuria si po të shkon, si do e përkufizoje lidhjen me futbollistin e njohur të serisë A të Torinos, Afriyie Acquah?
Aspekti sentimental shkon shumë mirë, sy mos marrtë! Dhe lidhjen e përkufizoj si një det i qetë pa dallgë në këto momente!
Pushimet i bëre tek apo çift dhe a të duket e vështirë të mbash lidhje me një futbollist?
Pushimet i nisa shpejt dhe jam akoma duke i shijuar si çift, por dhe me shoqërinë. Çdo lidhje ka dozën e vet të vështirësisë, pasi pavarësisht nga profesioni, duhet ta menaxhosh në mënyrën më të mirë. Unë përpiqem të ruaj ekuilibrin e arritur deri tani dhe kështu predominon mirëkuptimi.
Fama që more si tifoze kuqezi të ka vënë në qendër të vëmendjes mashkullore. Çfarë tipash të tundojnë?
Ky më tepër është bërë një trend i momentit dhe është kalimtar si fenomen, prandaj nuk do e përceptoja si të tillë. Fama është fjalë me peshë dhe unë ua atribuoj atyre që e meritojnë dhe japin një kontribut konkret.
Çfarë bën ndryshe ti për ta konsideruar jetën jo vetëm të bukur, por edhe të çmendur?
Jeta ime nuk është e çmendur, jeta ime është e bukur sepse unë e mbush me momente të gëzuara e me miqësi dhe bëj gjëra që më bëjnë të ndihem mirë. Kam një moto timen: “Vivi e lascia vivere”(Jeto dhe lër të jetojnë), ndërsa për mentalitetin e shumë prej njerëzve që kanë kohë të lirë të merren me punët e tjetrit u them: “Fate affari vostri e campate cent’anni”( Shikoni punët tuaja, se rroni 100 vjet!), e mendoj se vlen në Shqipëri. Se fjalët e urta duhen rikujtuar ndonjëherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rozi-rozi-380x233.jpg)
Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët
![Iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”, Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-380x233.jpg)
Iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”, Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Turneu i ardhshëm i Beyonce ka gjeneruar interes të jashtëzakonshëm, bie sistemi i shitjes së biletave ende pa dalë në shitje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/beyonce-2-380x233.png)
Turneu i ardhshëm i Beyonce ka gjeneruar interes të jashtëzakonshëm, bie sistemi i shitjes së biletave ende pa dalë në shitje
![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Atilla Kardesh: Durimi është çelësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/atillakardesh1-780x439.jpg)
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-70-780x439.jpg)
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve
![MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mrbeast-780x439.png)
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime
![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht