LAJMI I FUNDIT:

Irani do të lansojë së shpejti një satelit shkencor, me gjithë frikën e Shteteve të Bashkuara se Teherani do ta përdorë atë për goditjen e raketave bërthamore

Irani do të lansojë së shpejti një satelit shkencor, me gjithë frikën e Shteteve të Bashkuara se Teherani do ta përdorë atë për goditjen e raketave bërthamore

Ministri i Telekomunikacionit në Iran, Mohammad-Javad Azari Jahromi bëri të ditur se ka filluar numërimi së prapthi, sa i përket lansimit të një sateliti shkencor në hapësirë, që do të përdoret për observim.

Ky njoftim, është bërë vetëm pak kohë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën, se programi satelitor i Teheranit, është i një rreziku të lartë, transmeton Telegrafi.


“Misioni i saj kryesor, do të jeë grumbullimi i imazheve”, tha shefi i Agjencisë Hapësinore të Iranit, Morteza Berari, duke shtuar se Iranit i duhen këto të dhëna, për të studiuar tërmetet, katastrofat natyrore dhe të zhvillojë bujqësinë.

Sapo sateliti të arrijë në orbitë, fotografia e parë që do të transmetojë do të jetë e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron në Bagdad gjatë muajit të kaluar, tha ministri Jahromi.

“Fillimi i numërimit së prapthi, për të lansuar #Zafar_Satellite brenda disa orëve… Në emër të Zotit”, shkroi Jahromi në Twitter.

Më një shkurt, kreu i agjencisë hapësinore iraniane tha që Zafar që peshon 113 kilogramë – që do të thotë fitorja në farsi – do të hidhej në orbitë, 530 kilometra mbi tokë nga një raketë Simorgh.

Lansimi i kësaj rakete, bëhet me gjithë frikën e Shteteve të Bashkuara, se Teherani do ta përdorë atë për goditjen e raketave bërthamore dhe ta shfrytëzojë atë për sulme të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori