Pasi Donald Trump foli në fillim të një mbledhjeje të kabinetit, presidenti amerikan ia dorëzoi fjalën zëvendëspresidentit JD Vance, sekretarit të shtetit Marco Rubio dhe të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff.

Dhe pas kësaj, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vance përsëriti pretendimet e Trump se ushtria e Iranit u shkatërrua, duke thënë se kjo i jep SHBA-së "opsione".


Këto janë, thotë Vance, "opsione për të siguruar që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore".

Siç theksohet më tej, zëvendëspresidenti e përqendroi justifikimin për luftimet në kërcënimin e armëve bërthamore të Iranit.

Ndërsa sekretari i shtetit Marco Rubio, kur foli në mbledhjen e kabinetit, tha: "Sinqerisht, mendoj se vendet në mbarë botën, madje edhe ato që janë atje duke u ankuar pak për këtë, duhet të jenë në të vërtetë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara".

Ai e paraqiti luftën e SHBA-së kundër Iranit si për të mirën e botës në ndalimin e Iranit nga pajisja me armë bërthamore.

Dhe i dërguari special Steve Witkoff foli i treti.

Ai tha se në fillim të bisedimeve, "u bë mjaft e qartë" se Irani nuk do të bënte një marrëveshje që përmbushte objektivat e Uashingtonit.

Ai gjithashtu pretendoi se negociatorët e Iranit i thanë SHBA-së se kishin mjaftueshëm iranium për të bërë "11 bomba atomike" dhe konfirmoi se SHBA-të paraqitën një plan me 15 pika për të formuar kornizën për një marrëveshje paqeje.

Witkoff përfundoi duke thënë: "Më në fund, i kemi thënë Iranit edhe një gjë të fundit: mos bëni përsëri llogaritje të gabuara". /Telegrafi/