LAJMI I FUNDIT:

Iraku lëshon një urdhër arrest për Trumpin

Iraku lëshon një urdhër arrest për Trumpin

Drejtësia irakiane ka lëshuar një urdhër arresti për Donald Trumpin në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian, Qasim Soleimani dhe bashkëpunëtorit të tij. Abu Mahdi al-Muhandis.

Vrasja ndodhi vitin e kaluar, afër aeroportit të Bagdadit. Urdhri i arrestit u lëshua nga gjykata hetimore e Bagdadit, tha një zëdhënës i gjykatës, raportoi abcnews. Soleimani ishte kreu i njësisë elite Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane.


Në urdhër-arrestin, Trump akuzohet për vrasje me paramendim, e cila dënohet me vdekje në Irak, transmeton Telegrafi.

Të kujtojmë, presidenti i ri i SHBA-së është Joe Biden, pasi Kongresi konfirmoi votat elektorale sot.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump foli me rastin e vendimit të Kongresit. Ai deklaroi se transferimi i pushtetit pas 20 janarit do të jetë në përputhje me rregulloret.

Katër njerëz u vranë dhe 52 u arrestuan pasi mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan. /Telegrafi/