LAJMI I FUNDIT:

iQOO Z6 i ri i cili do të arrij tregjet me 25 gusht – do të mbështetë rimbushje të shpejtë prej 80W

iQOO Z6 i ri i cili do të arrij tregjet me 25 gusht – do të mbështetë rimbushje të shpejtë prej 80W

Foto e publikuar tregon renditjen e kamerës së trefishtë të njëjtë me renditjen e iQOO Z6 44W, por që pozita e blicit LED tregon se nuk mund të jetë konstruksioni i njëjtë me mbështetjen e re për rimbushje dhe me çipin e ri.

Duke folur për SoC, vivo ka 9 telefona me standardin e tij më të shpejtë me rimbushje prej 80W FlashCharge dhe vetëm tre prej tyre janë pjesë e markës iQOO nga familja Neo6, transmeton Telegrafi.


Pyetja është se nëse ky telefon i ri do të thirret ashtu siç pritet, dhe nëse ne duhet të presim më shumë se një telefon prej serisë së prezantuar.

iQOO Z6 dhe iQOO Z6 Pro veçse janë në dispozicion jashta tregjeve të Kinës, dhe gjithashtu në dispozicion është edhe modeli iQOO Z6 44W, por asnjëra nga to nuk janë në shitje në tregun vendor. Vivo në Kinë është ende tek nivelet iQOO Z5, teksa modeli Z5x është më i fundit.

Një telefon i quajtur iQOO Z6x u shpërnda në FoneArena, raporton GSM ArenaGSM Arena, për të cilin thuhet se do të ketë 2 kamera, dhe rimbushje të shpejtë prej “vetëm” 44W.

Foto sigurisht se duket si një telefon i ri i mençur nga iQOO, por nuk mund të gjindet askund tjetër në internet, dhe kjo ngrit pyetje se nëse është foto reale ose vetëm një foto e bërë nga fansat. /Telegrafi/