LAJMI I FUNDIT:

IPKO zgjeron rrjetin e shpërndarjes me 3,000 pika tё reja tё shitjes

IPKO zgjeron rrjetin e shpërndarjes me 3,000 pika tё reja tё shitjes

IPKO e cila konsiderohet si njëra ndër kompanitë telekomunikuese me rritjen dhe zgjerimin më të shpejtë në Evropë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për t’ju mundësuar klientëve të saj të kenë më shumë mundësi, ka zgjeruar rrjetin e shitjes me 3,000 pika të reja dhe vazhdon të mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbime të arritshme, të përshtatshme dhe të përballueshme për tregun tonë.

Që nga themelimi i saj e deri më tani, IPKO ofron shërbime të internetit, telefonisë mobile dhe televizionin kabllor digjital tek më shumë se një milion Kosovar në tërë vendin, duke e pozicionuar kështu shtetin tonë si vend të zhvilluar, sa i përket shkallës së lartë të depërtimit dhe përdorimit të shërbimeve të telekomunikimit.

IPKO, gjithashtu e ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon 99.7 për qind të territorit të vendit, duke u bërë kështu lider i tregut, sa i përket shtrirjes, kualitetit dhe stabilitetit të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.

Krahas zhvillimit dhe suksesit të saj në biznes, kompania telekomunikuese IPKO është njëra ndër kompanitë e cila vazhdon të kontribuojë më së shumti në shoqërinë kosovare, duke përkrahur organizata, institucione, aktivitete dhe ngjarje tjera tejet të rëndësishme për mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si në sektorin shtëpiak, ashtu edhe në atë të bizneseve, inovacioni i IPKO shtrihet në të gjitha produktet dhe shërbimet, të cilat janë të disenjuara me kujdes që t’u përshtaten nevojave të ndryshme të konsumatorëve. “Zgjerimi me pika të reja, është edhe pjesë e strategjisë së shitjes, përkatësisht njësisë së shitjes me pakicë për të qenë sa më afër konsumatorëve ekzistues dhe atyre potencial, si dhe të ofrojë përvojë ndaj produkteve dhe shërbimeve të saj në komunitet. Në këtë rast në bashkëpunim me partneret Elkos Group dhe Atlantik Group, IPKO ka shtrirë rrjetin e shitjes me fokus të veҫantë në zona rurale, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje më të lehtë në shërbimet e IPKO”, ka thënë, Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

IPKO në gjithë territorin e Kosovës tani ka mbulueshmëri me 22 dyqane dhe rreth 5,000 pika të shitjes përmes distributorëve.

Artikull i sponzorizuar