LAJMI I FUNDIT:

IPKO prezanton SmartBox, resiverin e mençur me funksione të reja

IPKO prezanton SmartBox, resiverin e mençur me funksione të reja

IPKO sot e ka lansuar resiverin e mençur SmartBox, i cili sjell teknologjitë dhe karakteristikat më të avancuara të televizionit digjital, për të ofruar një përvojë të re dhe të pa provuar të shikimit apo kontrollimit të përmbajtjes në TV, thuhet në njoftimin e kompanisë të lëshuar gjatë ditës.

Karakteristikat kryesore të resiverit të ri dhe të mençur SmartBox, përfshijnë funksionet si TimeShift, Personal Video Recorder (video-incizuesin personal), Video On-Demand (video, sipas kërkesës), TV Guide (guidën e kanaleve), Kontrollin Prindëror, dhe shumë opsione të reja të cilat ofrohen për të parën herë në tregun e televizionit kabllor digjital në Kosovë.

  • TimeShift e ofron mundësinë e ndërprerjes së programit, për të vazhduar më pas shikimin e përmbajtjes, sipas dëshirës së përdoruesit, dhe saktësisht nga aty ku programi është pauzuar. Me TimeShift, përmbajtja e shikuar automatikisht ruhet në memorien e vendosur në SmartBox, ndërsa përdoruesit mund të kthehen para dhe pas për t’i rishikuar momentet e dëshiruara.
  • PVR është incizuesi personal i videove, i cili u mundëson përdoruesve ta incizojnë përmbajtjen e dëshiruar, për shikim të mëvonshëm, ose të përsëritur. Përdoruesit e SmartBox gjithashtu mund ta kurdisin incizimin e cilitdo program, edhe kur ata nuk janë në shtëpi.
  • Kontrolli Prindëror ua mundëson prindërve që të kenë kontroll mbi programet që fëmijët e tyre mund t’i shohin në televizion. Përmes PIN kodit, prindërit mund të zgjedhin nëse duan ose jo që t’i lejojnë fëmijët e tyre të shohin kanale apo përmbajte të caktuar, madje duke caktuar edhe kohën se kur dhe çka fëmijët e tyre mund të shohin.
  • SmartBox TV Guide shfaq informacion të detajuar për përmbajtjen e kanaleve televizive që janë pjesë e pakos së televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO. Pjesë e menysë është edhe opcioni ‘kërko’ i cili lehtëson gjetjen e programeve të preferuara në televizion.
  • Video sipas Kërkesës (VOD) – Në video librarinë e SmartBox, përdoruesit mund t’i shohin filmat e tyre të preferuar, 24 orë në ditë. Në librarinë e filmave e cila plotësohet vazhdimisht, do të ofrohen filma dhe seriale të ndryshme.

Për shfrytëzimin e funksioneve të SmartBox, përdoruesit duhet të vendosin një USB (memorie) në resiver, në të cilën do të ruhet përmbajtja e përzgjedhur e përdoruesit.

Smart Box vjen me ofertë promocionale për klientët që e kthejnë resiverin aktual. Për konsumatorët e rinj të cilët nënshkruajnë abonim një mujor, çmimi për Smart Box është 20 euro. Për klientët ekzistues që nënshkruajnë abonim një mujor çmimi është 10 euro.


Ndërsa për konsumatorët egzistues të cilët bëjnë abonim 1 vjeçar – SmartBox do te jetë falas.

Për t’i përmbushur kërkesat e përdoruesve të saj të cilët i duan kanalet në cilësinë High Definition, pa kanalet sportive, IPKO do ta lansojë pakon DUO Familjare HD, e cila ofron mbi 100 kanale, duke përfshirë kanalet vendore, kanalet e mirënjohura ndërkombertare, gjithë pakon e kanaleve të Digitalb, dhe më shumë se 10 kanale në formatin HD, për vetem 24, 95 EUR në muaj.

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Kalo në kategori