LAJMI I FUNDIT:

IPKO përkrahë magjinë e fotografisë në festivalin ndërkombëtar FOTOIST

IPKO përkrahë magjinë e fotografisë në festivalin ndërkombëtar FOTOIST

IPKO ka kënaqësinë të njoftojë mbështetjen e saj si sponsori kryesor i FOTOIST – Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon.

Si festivali më i madh i fotografisë në Ballkan, FOTOIST sjell në Prishtinë fotografë të talentuar, artistë dhe entuziastë të kulturës nga e gjithë bota. Gjatë këtij festivali dinamik 5-ditor, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një program të pasur me ekspozita fotografike, ligjërata, debate, shfaqje filmash dhe rishikime portofolesh.

Mbështetja e IPKO-s për FOTOIST është një angazhim i thellë për të mbështetur artistët, për të nxitur krijimtarinë dhe për të promovuar dialogun kulturor që pasuron jetën e komunitetit tonë. Fotografia, si një nga format më të fuqishme të artit, kap momente të rëndësishme, shpreh emocione të thella dhe rrëfen histori që lidhin njerëzit përtej kufijve dhe kulturave.

“Jemi krenarë që mbështesim FOTOIST, një festival që jo vetëm promovon fotografinë si art, por gjithashtu sjell së bashku njerëz nga e gjithë bota për të ndarë përvoja dhe për të frymëzuar njëri-tjetrin. Për IPKO-n, mbështetja e artit dhe kulturës është një pjesë thelbësore e misionit tonë për të kontribuar në komunitetin tonë dhe për të pasuruar jetën kulturore të Kosovës” theksoi Drejtori Ekzekutiv i IPKO-s, Andras Pali.

Përveç mbështetjes së FOTOIST, IPKO ka qenë një partner kyç në ngjarjet e fundit kulturore dhe artistike në Kosovë.

Përmes këtyre partneriteteve, IPKO ka kontribuar në fuqizimin e komuniteteve lokale që promovojnë talentet vendore dhe ndërkombëtare.

Këto iniciativa jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetarëve, por gjithashtu forcojnë lidhjet ndërmjet artit dhe komunitetit, duke sjellë përfitime të ndjeshme për zhvillimin e qëndrueshëm kulturor në vend.

IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital.

Ne jemi të përkushtuar të sjellim përvojën më të mirë për klientët tanë, duke sjellë inovacion dhe përsosshmëri në shërbimet tona në vazhdimësi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi

"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke

Botë
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Ekonomi
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Kalo në kategori