IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë

IPKO njofton qytetarët dhe klientët e saj se janë identifikuar mesazhe mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në emër të IPKO-së, duke përmbajtur linqe të dyshimta dhe tentativa për marrjen e të dhënave personale apo bankare.
IPKO u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale, bankare apo kode konfirmimi, pasi IPKO asnjëherë nuk kërkon informata të tilla përmes SMS-ve.
Klientët që pranojnë mesazhe të dyshimta ose kanë paqartësi lidhur me autenticitetin e tyre, ftohen të kontaktojnë IPKO-n përmes kanaleve zyrtare për verifikim.
IPKO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e klientëve nga tentativat mashtruese.
Për më shumë informata, ndiqni kanalet zyrtare të IPKO-së.


















































