LAJMI I FUNDIT:

IPKO me rritje rekorde në numrin e përdoruesve të telefonisë mobile

IPKO me rritje rekorde në numrin e përdoruesve të telefonisë mobile

Raporti zyrtar i ARKEP për tremujorin e tretë të 2015, e konfirmon se IPKO po vazhdon rritjen në telefoninë mobile IPKO, ndërsa kompania ka shënuar numrin më të madh të përdoruesve të telefonisë mobile ndonjëherë.

Gjatë kësaj periudhe në raport thuhet se IPKO ka pasur rritje rekorde të pjesëmarrjes së saj në treg dhe tani mban 37.9 për qind të tregut të telefonisë mobile në Kosovë, nga 35.8 për qind sa kishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 36.2 për qind sa kishte në tre muajt paraprak.

“Në këtë tremujor, IPKO ka arritur pjesëmarrjen e saj më të madhe të tregut në telefoninë mobile në historinë e saj si operator mobil në Kosovë. Ky sukses i vazhdueshëm është rezultat i kujdesit që ne kemi ndaj gjithë konsumatorëve tanë dhe njerëzve më të mirë në kompani, të cilët gjithnjë kërkojnë të sjellin vetëm produktet dhe shërbimet më të mira për konsumatorët tanë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.


Në këtë tremujor është rritur edhe shkalla e depërtimit të telefonisë mobile në 97.4 për qind, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është në masën prej 0.27 për qind.
Ndarja e tregut mobil sipas numrit te perdoruesve
IPKO ka vazhduar me zgjerimin e rrjetit të saj fiks (internetit dhe TV digjital) në dhjetëra zona të reja rurale, dhe ndryshimi në rritjen e numrit të përdoruesve të shërbimeve fikse por edhe shkallës së depërtimit të internetit brezëgjerë vërehet edhe në raport.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përdoruesve të internetit brezëgjerë është rritur për 24,373 përdorues të rinj, respektivisht 13.31 për qind.

Shkalla e depërtimit të internetit brezëgjerë shtëpi ka arritur në 70.3 për qind, që paraqet një rritje prej 14.53 për qind, nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

IPKO mbetet lider i tregut të internetit brezëgjerë me 49.1 për qind pjesëmarrje të tregut, si dhe i TV kabllor digjital, me rreth 50 për qind të tregut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori