LAJMI I FUNDIT:

IPKO Foundation, me mbështetje nga UNICEF, USAID Kosova dhe KEC shënon Ditën Ndërkombëtare të vajzave!

IPKO Foundation, me mbështetje nga UNICEF, USAID Kosova dhe KEC shënon Ditën Ndërkombëtare të vajzave!

Për t’i njohur sfidat me të cilat ballafaqohen vajzat, në vitin 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpallën 11 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të vajzave​. Kjo dit​ë ka p​ë​r q​ë​llim adresimin e nevojave dhe sfidave q​ë vajzat ballafaqohen, n​ë t​ë njëjtë​n kohë promovon fuqizimin e vajzave dhe p​ë​r mbushjen e t​ë​ drejtave t​ë​ tyre.

IPKO Foundation për të katërtin vit me radhë shënon ​Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me aktivitete t​ë ndryshme​ dhe k​ëtë vit​ jemi t​ë lumtur të kemi partner në organizim organizatën për mbrojtjen e fëmijëve ​UNICEF​, ​USAID​ ​Kosova​ dhe ​Kosovo Education Center-KEC​.

Tema e këtij viti “A skilled Girl Force” do të përqendrohet në të mësuarit si një mjet për të fuqizuar vajzat në thyerjen e barrierave në një profesion të dominuar vetëm nga njëra gjini, me theks të veçantë në sektorin e TIK. Ne dëshirojmë të sjellim edukim jo-formal për grupin e vajzave, duke u fokusuar në një metodologji aktive dhe interaktive, e cila i lejon vajzat të mendojnë jashtë​ kornizave. 30 vajza të reja (10-15 vjeç) nga 5 komuna në Kosovë do të vijnë në Prishtinë dhe do të vizitojnë dy kompani / organizata të teknologjisë së lartë.


“Zombie Soup”, e cila është një ndër kompanitë e para të ​zhvillimit t​ë programeve, do të organizojnë një punëtori e cila do të ofrojë aktivitet praktike për vajzat, ku do të mësojnë se si të përdorin programe të ndryshme për një detyrë të caktuar. Një aktivitet tjetër përfshinë një vizitë në kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku vajzat do të shohin rolin e kontrolluesve të trafikut ajror dhe madje do të kenë mundësi të testojnë këto komanda, të monitorojnë fluturimet dhe të jenë​ pjesë e procesit së nisjes së aeroplanit nga fusha.

Përmes këtyre vizitave studimore këto, vajzat do të kenë mundësi të takojnë gra me profile dhe profesione që tradicionalisht janë të dominuar vetëm nga njëra gjini ku shpresojmë qe këto gra do të jene një model inspirimi për vajzat duke i shtyrë ato të ndjekin ëndrrat e tyre. /Telegrafi/