IPKO kalon në gjeneratën e re të internetit në mobil - 4G: Rrjeti më i shpejtë mobil tani do të jetë në në Prishtinë dhe aeroport
IPKO, operatori mobil me rritjen më të shpejtë në Kosovë, sot ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së suksesshme testuese, do të kalojë në gjeneratën e re të rrjetit mobil 4G, i cili do të jetë në pjesët qendrore të Prishtinës dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” – për t’i dhënë përdoruesve të saj qasje ekskluzive në një nga rrjetet më të shpejta mobile në botë, që ofron shpejtësi të pakrahasueshme të internetit në mobil.
Për të mbështetur pozitën e saj dominuese si lidere e inovacionit në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, rrjeti mobil i IPKO-së ka evoluar nga rrjeti 2G në 4G në kombinim edhe me Wi-Fi Offload, në më pak se një vit, për t’ua mundësuar përdoruesve të saj kalimin në rrjete moderne dhe të shpejta të internetit mobil në mënyrë shumë të lehtë, fleksibile dhe pa u vënë re nga përdoruesi.
Robert Erzin, drejtori ekzekutiv i kompanisë IPKO ka thënë: ”Ne jemi me të vërtetë shumë krenar që jemi operatori i parë në Kosovë që ka ofruar shërbimet 3G dhe 4G, për të parën herë në Kosovë. Ndërsa përdorimi i internetit në mobil po rritet me ritëm tejet të shpejtë, shpejtësitë më të larta të internetit nënkuptojnë që baza e jonë e madhe e përdoruesve të internetit në mobil do të jetë në gjendje të shfletojë, shkarkojë të dhëna dhe të punojë në mënyrë më efikase ".
Si të kalohet në IPKO 4G? Për të kaluar në rrjetin 4G të IPKO, përdoruesit duhet të posedojnë telefona të mençur mobil që mbështesin rrjetin 4G dhe brezet frekuencore lokale, si dhe ta ndërrojnë vetëm SIM kartelën e tyre aktuale me SIM kartelën e re që mbështet rrjetin 4G të IPKO, pa e ndërruar numrin e tyre mobil. Numri i telefonit dhe pakoja e internetit në mobil mbetet e pandryshuar.
Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.
Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj). Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh
Adobe – ristrukturim dhe largime nga puna

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa