LAJMI I FUNDIT:

IPK dhe Policia: Rasti i dhunës ndaj një të arrestuari në Prizren, ka ndodhur vitin e kaluar – janë marrë veprimet e nevojshme

IPK dhe Policia: Rasti i dhunës ndaj një të arrestuari në Prizren, ka ndodhur vitin e kaluar – janë marrë veprimet e nevojshme

Një video e cila ka qarkulluar në media gjatë së enjtes, shihet një polic duke vepruar dhunshëm ndaj një personi të arrestuar.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor (IPK) ka thënë për Telegrafin, se rasti ka ndodhur vitin e kaluar, në stacionin e policisë së trafikut në Prizren.

“Duke ju referuar video pamjeve të cilat janë publikuar në shumë medi , duke ju referuar një rasti që ka ndodhur në Prizren më 17.01.2021, Inspektorati Policor i Kosovës ju njofton si në vijim:Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren”, thuhet në përgjigje.


IPK shton se pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim nga detyra.

Edhe Policia, ka bërë të ditur se pë rastin në fjalë me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë.

Sipas PK-së, zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre.

“Kërkojmë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale”.

“Siç u potencua edhe më lart ky është një rast më i vjetër dhe lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet kompetente dhe janë marr masat e nevojshëm ligjore dhe procedurale për trajtimin e tij, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj personave/zyrtarëve policor të përfshirë”, thuhet në reagimin e policisë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=X6l86v2wC_s&feature=emb_logo

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori