IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë.
Hetuesit e IPK-së, pas pranimit të informacionit, ndërmorën veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare, është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor, i angazhuar në Departamentin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është suspenduar nga detyra me rekomandim të IPK-së.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, do të vazhdojnë hetimet për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/
















































