LAJMI I FUNDIT:

iPhone XR ishte telefoni më i shitur Apple në Q3, përfaqësoi 48% të shitjeve në SHBA

iPhone XR ishte telefoni më i shitur Apple në Q3, përfaqësoi 48% të shitjeve në SHBA

IPhone-ët me kosto më të ulët të Apple si iPhone 5c dhe iPhone SE nuk ishin saktësisht iPhone-ët më të kërkuar.

Në vend të tyre, nderi i shkoi iPhone-ëve më të lartë të Apple, por duket se po zhvendoset me iPhone XR, ku sipas të dhënave të fundit nga CIRP, është zbuluar se iPhone XR ishte iPhone-i më i shitur në SHBA për Q3 2019.

Për ata që pyesin se sa mund të ketë qenë dallimi në mes të iPhone XR dhe iPhone XS dhe XS Max, duket se nuk ishte as afër.

CIRP pretendon se iPhone XR shënoi 48% të shitjeve të iPhone në atë çerek, ku iPhone XS dhe XS Max përfaqësonin një fraksion të ultë.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar për mënyrën se si iPhone XR po ka sukses.

iPhone XR ka shumicën e karakteristikave që iPhone XS dhe XS Max kanë, ndërkohë që vjen në një çmim më të lirë.
Sigurisht, konsumatorët duhet të heqin dorë nga disa veçori, si kamera e dyfishtë dhe përdorimi i LCD në vend të OLED, por ndryshe është pak a shumë identik me iPhone XS dhe XS Max.

Apple pritet të rifreskojë iPhone XR më vonë këtë vit, dhe lajmi i mirë është që kompania pritet të prezantojë një kamerë të dyfishtë në iPhone XR 2. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori