LAJMI I FUNDIT:

iPhone 8 vjen me grafikën më të mirë në histori

iPhone 8 vjen me grafikën më të mirë në histori

Tashmë kemi një ide të mirë se si do të duket iPhone 8 nga pjesa e jashmte. Edhepse është vetëm marsi dhe telefoni i ri nga Apple nuk lansohet deri në shtator, informatat e ndryshme tregojnë se pajisja do të ketë ekran nga xhami, pa pulla dhe me shumë pak korniza rrethuese.

Megjithatë, ndryshimi që pritet të sjell iPhone 8 vjen nga brendësia e pajisjes. Për një kohë të gjatë, Apple është mbështetur në firmën britaneze, Imagination Technologies për arkitekturën e grafikës në telefonat e saj.


Së fundmi, IT ka shfaqur një çip të ri që synon të përmirësojë performancën e grafikën në telefonat ‘smart’, kështu që është logjike të supozojmë se këto inovacione do të jenë pjesë e iPhone të ri.

Imagination Technologies ka përmirësuar arkitekturën e PowerVR Furian, që do të mund të inkuadrohet në iPhone 8. Çipi i ri ka më shumë densitet kompjuterik se paraardhësit e tij, që do të thotë se sjell në madhësinë e njejtë, fuqi më të madhe.

Rezultati i këtyre përmirësimeve është performance më e mirë në lojëra dhe operacione që kërkojnë më shumë grafikë. Mirëpo, përmirësimi më i madh do të mund të vërehet në realitetin e shtuar (AR). Teknologjia AR pritet të luaj një rol kryesor në iPhone 8 kështu që një çip më i fuqishëm do të përmirësoj përvojën e përdoruesit me këtë lloj teknologjie.