LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 Plus me pamjen e Mac të viteve 80-ta kushton 1900 dollarë

iPhone 7 Plus me pamjen e Mac të viteve 80-ta kushton 1900 dollarë

Colorware ka njoftuar se janë duke e lansuar një version të limituar të iPhone 7 Plus nga Apple, që do të quhet Colorëare iPhone 7 Plus Retro Edition.

Ky model merr inspirimin nga dizajni i Mac të vitit 1980 dhe vetëm 25 njësi të produktit do të prodhohen.


“Nëse ju pëlqen pamja e Mac-ut origjinal të viteve të 80-ta, atëherë iPhone 7 Plus Retro Edition është për juve. Vëmendja iu është dhënë detajeve në këtë produkt. Logoja origjinale e Apple dhe pjesa e tjetër e dizajnit të vjetër vijnë sërish me produktin tonë, duke e bërë atë vepër të artit.” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Secila nga 25 pajisjet që do të dalin në treg do të kushtoj 1,899 dollarë.