LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me ekran prej safiri?

iPhone 6 me ekran prej safiri?

Para pak kohësh, Apple pati thënë se do të investojë në fabrikën amerikane të prodhimit të xhamit prej safiri, të cilin pritet ta vendos në modelet e ardhshme të iPhone dhe iPad.

Lajmi i fundit që është dëgjuar në këtë drejtim thoshte se iPhone 6 do të vijë me xhamin e safirit dhe se i njëjti do të ofrojë edhe mbushësin solar.

Tani, Apple edhe zyrtarisht ka fituar patentën për prodhimin e këtij lloji të xhamit, i cili do të përdoret për ekranin e pajisjeve të saj të mençura.

Patenta të cilën e ka marrë Apple është në lidhje me përpunimin dhe prerjen e copëzave të safirit për përdorim në pajisjet elektronike për konsum.


Xhami i safirit është një material shumë i fortë. Apple aktualisht përdor xhamin e njohur si Gorilla Glass për telefonat dhe tabletat e saj, edhe pse ky lloj i ekranit mund t’i bëjë pajisjet mobile të kompanisë më pak të prirura për gërvishtje, por edhe më të vështira për tu dëmtuar. / Telegrafi /