LAJMI I FUNDIT:

iOS 13 do të lehtësoj fshirjen e aplikacioneve

iOS 13 do të lehtësoj fshirjen e aplikacioneve

Po kërkoni të fshini aplikacionet nga pajisja juaj iOS? Ka disa mënyra, njëra prej të cilave përfshin një shtypje të gjatë në ikonën e aplikacionit derisa të fillojë të dridhet, pastaj shtypjen e butonit X dhe aplikacioni fshihet.

Megjithatë, Apple do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të fshijnë aplikacionet e tyre, në përditësimin e ardhshëm të iOS 13.


Sipas atyre që arritën të marrin versionin beta të iOS 13, duket se Apple tani po përfshin aftësinë për të fshirë aplikacionet përmes listës së përditësimit.

Lista e përditësimeve është pjesë e App Store ku do të gjeni një listë të aplikacioneve të instaluara në telefonin tuaj që janë duke pritur për t’u përditësuar.

Megjithatë, ndryshimi në iOS 13 do të thotë që jo vetëm që këto aplikacione mund të përditësohen, por duke zhvendosur në të majtë një aplikacion, do të sjellë gjithashtu mundësinë për ta fshirë atë.

Edhepse nuk është risi e madhe, fakti që tani ekziston një opsion shtesë për të fshirë aplikacionet duhet të ndihmojë në përshtatshmërinë e përgjithshme të përdoruesit. /Telegrafi/