LAJMI I FUNDIT:

Investitorët po rrezikohen fizikisht

Investitorët po rrezikohen fizikisht

Kosova po del të jetë vend goxha i rrezikshëm për investitorët e huaj. Përveç pengesave ligjore e burokracisë institucionale, investitorët po ikin nga Kosova edhe për shkak të rrezikut për jetë, raporton Gazeta Fjala.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku është shqyrtuar projektligji për investimet strategjike deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Granica ka alarmuar se investitorët po përballen edhe rrezik fizik.


“Ajo që më së shumti e pengon investimin dhe investitorët që të vijnë në Kosovë, është fusha e sigurisë. Nuk po flasim vetëm për sigurinë financiare, sigurinë e investimit, por edhe vetë siguria fizike e investitorëve. Ju po shihni se sot në vendin tonë, ndoshta s’ka fare investitorë, ose ka shumë pak, për shkak të rreziqeve që kanë në shkallën e rrezikut fizik, që u kanoset investimeve të tyre”, ka thënë Granica, me datën 1 mars, bazuar ne transkriptin e mbledhjes së komisionit.

Gazeta Fjala, ka kërkuar të marr informacione më të hollësishme nga deputeti Grainca lidhur me rastet konkrete kur investitorët kanë qenë në rrezik jete apo janë kërcënuar por ai nuk ka dhënë detaje. /Telegrafi/