LAJMI I FUNDIT:

Investimet gjermane në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit

Investimet gjermane në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompanitë gjermane shkurtuan shpenzimet për të tretin tremujor radhazi, në fund të vitit të kaluar, duke e lënë ekonominë të luftonte dobësimin botëror edhe përpara se shpërthimi i Coronavirusit të krijonte një kërcënim të ri për rritjen botërore.

Kështu, rezultatet theksojnë qartë se ekonomia më e madhe e Evropës hyri në vitin 2020 e papërgatitur për epideminë që tani ka goditur zinxhirët e furnizimit, të tendosur nga tensionet tregtare. Akoma më keq, virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina, tani po godet edhe Evropën me Italinë që ka mbyllur një zonë pranë Milanos dhe ka raportuar të paktën gjashtë vdekje, përcjell Telegrafi.


Investimet gjermane të biznesit ranë, me shpenzimet më të ulëta në tre vite e gjysmë. Eksportet shënuan rënie dhe konsumi i familjeve ngeci, në një kohë kur, rezultati zhgënjyes shënoi performancën më të keqe të vendit, që prej vitit 2013.

Bundesbank ka paralajmëruar se eksportuesit gjermanë ka të ngjarë të vuajnë nga shpërthimi i Coronavirusit, duke thënë se nuk ka shenja që ritmi i rritjes do të rritet në tremujorin e parë. Rreziku i fundit duket se po shërben si thirrje për vendet me tepricë buxheti për të shpenzuar më shumë e për të mbështetur ekonomitë e tyre. Gjermania ndonëse një nga vendet me bilanc të balancuar dhe shumë hapësirë për ndryshime, deri tani i reziston thirrjeve për një paketë më të madhe fiskale.

Ekonomia botërore pritet të preket nga pasojat e Coronavirusit
Lexo po ashtu Ekonomia botërore pritet të preket nga pasojat e Coronavirusit

Presidenti i Institutit IFO, Clemens Fuest tha se rritja gjermane mund të arrijë deri në 0.2 për qind këtë tremujor ndërkohë që krye-ekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane pret që rritja në ekonominë e Eurozonës të zhvillohet sipas një përmirësimi në “formën V”, pas ndikimit të virusit.

Megjithatë ekonomisë i nevojiten masa më konkrete dhe pikërisht për këtë Banka Qendrore Evropiane do të mbajë takimin e saj të ardhshëm në 12 mars, kohë kur pritet të arrihen përfundime më të aplikueshme. /Telegrafi/